Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal kritikoi bisedën telefonike të kancelarit gjerman Olaf Scholz me presidentin rus Vladimir Putin, duke e konsideruar si një gabim dhe joefektive.
“Asnjë paqe nuk do të arrihet me këtë bisedë. Përkundrazi, një mesazh pozitiv do të arrihej duke i dhënë Ukrainës më shumë ndihmë, mbështetje, armë”, tha lideri estonez.
Estonia është në BE dhe NATO, dhe ndan një kufi me Rusinë. Vendi, i cili dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, ka qenë ndër mbështetësit më të hapur të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit të vazhdueshëm rus./abcnews.al