Kryeministri i emëruar i Libanit jep dorëheqjen mes ‘ngërçit’ politik rreth formimit të qeverisë

schedule15:54 - 26 Shtator, 2020

schedule 15:54 - 26 Shtator, 2020

Kryeministri i emëruar i Libanit, Mustapha Adib, dha dorëheqjen të shtunën mes një ‘ngërçi’ politik mbi formimin e qeverisë. Njoftimi vjen gati një muaj pasi Adib u emërua në detyrë, raporton France24

Presidenti francez iu ka bërë presion politikanëve libanezë për të formuar një kabinet qeveritar nga specialistë të pavarur që mund të punojnë në miratimin e reformave urgjente për të nxjerrë Libanin nga një krizë ekonomike dhe financiare e përkeqësuar edhe më tej nga shpërthimi i 4 gushtit në portin e Bejrutit.

Të dyja grupet këmbëngulën gjithashtu për emërimin e ministrave Shiitë në kabinetin e ri qeveritar dhe kundërshtuan mënyrën me të cilën Adib po e formonte qeverinë, transmeton abcnews.al

Pas një takimi të shkurtër me Aoun të shtunën, Adib tha se ai po tërhiqej sepse Kabineti që ai donte të formonte “ishte i destinuar të dështonte” dhe ai ishte i etur për mbrojtjen e unitetit kombëtar.

Libani, një ish-protektorat francez, është zhytur në krizën më të keqe ekonomike dhe financiare të vendit në historinë e tij moderne, transmeton abcnews.al

Kriza është përkeqësuar edhe më shumë  nga shpërthimi i 4 gushtit në portin e Bejrutit, ku shpërthyen mijëra tonë nitrat  amoni. Shpërthimi la të vdekur 200 njerëz, plagosi mijëra dhe shkaktoi  humbje prej miliarda dollarësh.

Vendi ka nevojë të dëshpëruar për ndihmë financiare por Franca dhe fuqitë e tjera ndërkombëtare kanë refuzuar të ofrojnë ndihmë përpara se të realizohen reformat që janë kërkuar. s.ba/abcnews.al