Kryeministri i Bosnjës është konfirmuar i infektuar me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit Zoran Tegeltija që ka njoftuar se ai kishte virusin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit po vet-izolohen.
Ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se kryeministri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në vetëizolim.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë, Bosnja ka regjistruar 1,457 vdekje dhe 59,427 raste me Covid./abcnews.al