Kryeministri i Australisë i përgjigjet Macronit: Nuk mund të pranoj shpifje

schedule09:18 - 2 Nëntor, 2021

schedule 09:18 - 2 Nëntor, 2021

Marrëveshja famëkeqe për nëndetëset e nënshkruar nga qeveria e Scott Morrison me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, në dëm të Parisit, vijon qw tw shkaktojw pwrplasje mes Francws dhe Australisw.

Pasi presidenti francez Emmanuel Macron, në margjinat e G20 në Romë, e akuzoi kryeministrin australian “se e kishte gënjyer”, Morrison u përgjigj se nuk ishte i gatshëm të pranonte “fyerje” dhe “shpifje”.

Kam shpatulla të gjera, mund ta bëj. Por unë nuk kam ndërmend të pranoj shpifje dhe ofendime”, tha kryeministri australian në margjinat e Cop26 në Glasgow. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!