Kryeministri hungarez: Pa Serbinë, nuk ka siguri dhe stabilitet në BE!

schedule13:30 - 5 Prill, 2024

schedule 13:30 - 5 Prill, 2024

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik. Orban është shprehur se Europa ka nevojë për Serbinë dhe se përfshirja e tyre në BE është e shëndetshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Situata në BE nuk është më e mira, por se është korniza në të cilën populli serb dhe hungarez mund të përparojnë më së miri”, u shpreh ai.

Orban në një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik tha se Bosnjë dhe Hercegovina e Republika Srpska do të jenë në qendër të interesit të tij dhe se do të ketë bashkëpunime të shumta mes vendeve.

Më tej nënvizoi se nga 1 korriku, kur Hungaria të marrë presidencën e BE-së, ai do të formojë një ekip të posaçëm që do të merret me Ballkanin Perëndimor dhe BiH.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!