Kryeministri holandez: Putini nuk mund t’i ndryshojë kufijtë me një të rënë të lapsit

schedule20:29 - 30 Shtator, 2022

schedule 20:29 - 30 Shtator, 2022

Kryeministri holandez Mark Rutte u është bashkuar vendeve të tjera perëndimore dhe të BE-së duke deklaruar se Holanda nuk do t’i njohë kurrë rajonet e aneksuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë.

Duke folur në programin e lajmeve RTL Nieuës, Rutte tha se ata kurrë nuk do të pranojnë pushtimin e Donetsk, Luhansk, Kherson apo Zaporizhzhia “ashtu si aneksimi i Krimesë”.

“Bota nuk do të pranojë që Putini të shtyjë kufijtë e njohur me një të rënë lapsit”, tha ai.

Rutte shtoi se Perëndimi do të “vazhdojë të ushtrojë presion mbi Rusinë në çdo mënyrë të mundshme” për të ndalur “makinerinë e luftës” të presidentit rus, duke theksuar mbështetjen e tij për paketën e sanksioneve të BE-së për të cilën po punohet aktualisht. /abcnews.al