Kryeministri grek ndan lajmin e trishtë: Motra ime u diagnostikua me kancer në gji, po e përballon me optimizëm

schedule11:39 - 26 Nëntor, 2022

schedule 11:39 - 26 Nëntor, 2022

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka ndarë një lajm prekës me qytetarët. Ai ka zbuluar se motra e tij Katerina, është diagnostikuar me kancer në gji.

Kryeministri tha se e motra e zbuloi në fazë të hershme tumorin dhe tashmë ka filluar kimioterapinë.

Mitsotakis me këtë rast theksoi se “në Greqi ofrohet kujdes i shkëlqyer kundër kancerit” dhe ftoi të gjitha gratë e moshës 50 deri në 69 vjeç që të përfitojnë nga mamografia falas, përmes programit “Fofi Gennimata”.

Postimi i Kyriakos Mitsotakis

“Sot ndaj me ju një problem timin familjar. Fatkeqësisht, para disa ditësh motra ime Katerina u diagnostikua me kancer në gji. Megjithatë, për fat të mirë, tumori u zbulua herët, në mamografinë e saj parandaluese.

Tani fillon një aventurë e madhe. Katerina bëri kimioterapinë e parë pardje. Lajmin e pakëndshëm e ka përballuar me qetësinë dhe optimizmin e saj karakteristik.

Dhe ajo ka të gjitha arsyet për të qenë optimiste sepse e zbuloi sëmundjen malinje në një fazë të hershme. Shkenca ka bërë përparime të mëdha në trajtimin e kancerit të gjirit dhe në vendin tonë ofrohet kujdes i shkëlqyer ndaj kancerit. Veç kësaj, është vërtetuar nga dhjetëra mijëra gra greke që dolën fitimtare nga kjo betejë.


E di që çdo kontroll shëndetësor na shkakton frikë ose hezitim. Por ai është i nevojshëm. Në fakt, për të gjitha femrat nga 50 deri në 69 vjeç, shteti ofron mamografi falas, përmes programit “Fofi Gennimata”. Përfitoni prej tij!

Në muajt e fundit ne kemi zbuluar tashmë më shumë se 3000 raste të kancerit të gjirit në një fazë të hershme, me një prognozë shumë të mirë trajtimi. Njëra prej tyre është Katerina…”/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!