Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur në aeroportin e Ankarasë nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.
Ai do të pritet nga presidenti turk në pallatin presidencial. Në rendin e ditës janë bisedimet mes delegacioneve të dy vendeve dhe më pas deklaratat e dy liderëve, ndërsa vizita do të mbyllet me darkën zyrtare.
Sipas burimeve qeveritare, gjatë takimit të sotëm mes dy liderëve pritet të nënshkruhen dy marrëveshje të reja: e para ka të bëjë me një marrëveshje bashkëpunimi, për menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, e cila vendos ndihmën mes dy vendeve në situata emergjente në një bazë më të strukturuar.
E dyta ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e Shëndetësisë dhe Shkencave Mjekësore.
Pas darkës zyrtare, kryeministri grek do të niset nga Ankaraja.
/abcnews.al