“Kryeministri do të qëllohet me snajper”! Ish-kreu i Gradës tregon tre letrat sekrete për 21 Janarin

schedule23:33 - 25 Janar, 2021

schedule 23:33 - 25 Janar, 2021

Ish-komandanti i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë para kryeministrisë.

Prendi thotë se për protestën e 21  janarit kishte marrë tre letra me shkrim nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilat paralajmëronin situatën që mund të krijohej gjatë protestës.

Ish-komandanti i Gradës tha se letrat ishin dërguar nga Interpol Gjermani,  Departamenti kundër krimit të organizuar si dhe kishin marrë informacion nga burime kofidenciale.

Kishin informacion me shkrim që mund të kishte problem atë ditë?
Nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda kemi patur letër me shkrim për këtë situatë. 3 letra me shkrim.

Letra 1: Nga Interpol gjermani kemi patur informacion se: Sipas këtij mesazhi informohemi se organizata terroriste do të organizojnë sulme me lëndë kimike kundër instiucionit të Presidentit dhe Kuvendit në disa vende të ndryshme të Europës gjithashu edhe  instituionet homologe në Shqipëri.

Letra 2: Sipas informacionit që vjen nga burime kofidenciale informohemi se po përgatitet një atentat kundër kryeministrit të vendit. Kjo letër ka ardhur vetëm 2 ditë para datës së demonstratës. Dhe për këtë do vinin snajpera dhe shqiptarë nga Gjermania.

Letra 3: Departamenti kundër krimit të organizuar: Në lagjen nr. 1 dhe 2 në Tiranë po bëheshin pergatitje për lëvizje të paligjshme do të ketë djem të moshës 25 vjeç nga rrethet, disa me probleme me drejtësinë. Këta persona do te presin sinanjalin për t’u futur në parlament. Më pas do të shkojnë pranë shtpisë së Kryeministrit dhe do të presin aty derisa ai të vij në shtëpi. Më vonë në afërsi të Ambasadës Italiane do të jenë të parkuara 2 automjete me targa të huaja.

Çfarë masash keni marrë atë ditë?
Minisioni i Gardës nuk ndryshon si në kohë paqe dhe në kohë lufte. Garda merr masa të përforcuara dhe në raste të tilla e ka detyrë ligjore. E veçanta e kësaj demonstrate ka qënë, që sapo demostruesit u grumbulluan para Kryeministrisë ka patur dhunë kundrejtë policisë.  Kryeministrit iu kërkua të largohej por ai është shprehur se është në zyrën e tij dhe në ditën e tij të punës e do të vijonte punën.

Nëse Kryeministrit dhe personelit të tij do t’i vihej në rrezik jeta si do të vepronit?
Në qoftë se kërcënohej jeta e Kryeministrit patjetër që do të merreshin masa ekstreme por ne nuk do e lejonim këtë gjë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!