Kryeministri britanik, Boris Johnsion është duke dhënë një konferencë për shtyp, pas takimit të liderëve të G7-ës në Bruksel.
Johnson sqaroi se ka simpati për popullin rus, duke thënë se nuk është anti-rus, përveç presidentit rus, Vladimir Putin.
Lexo edhe: Johnson garanton mbështetje për Zeleskyn, por refuzon sërish bllokimin e qiellit në Ukrainë
“Ne të gjithë pajtohemi se ajo që po bën Putin është krejtësisht katastrofike, pushtimi i tij në Ukrainë është çnjerëzor dhe barbar dhe sjellja e atij pushtimi po kalon në atë lloj sjelljeje që nuk e kemi parë në kontinentin e Evropës për 80 vjet” , tha kryeministri britanik./abcnews.al/