Kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Johnson përfundoi në pavijonin e kujdesit intensiv në Spitalin St Thomas ‘në Londër vitin e kaluar pasi u infektua me koronavirusin.
Sot, kryeministri britanik u kthye në të njëjtin spital për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe u largua duke u thënë gazetarëve se “nuk ndjente asgjë” dhe inkurajoi njerëzit të bënin të njëjtën gjë. Me marrjen e dozës së parë, Johnson i bashkohet 26 milionë britanikëve që kanë bërë të njëjtën gjë në Britaninë e Madhe.
“Të gjithë, kur të merrni njoftimin për të shkuar e për t’u vaksinuar, ju lutemi shkoni dhe bëjeni. Është gjëja më e mirë për ju, gjëja më e mirë për familjen tuaj dhe për të gjithë të tjerët. Mos më dëgjoni vetëm mua, dëgjoni të gjithë shkencëtarët, dëgjoni Agjencinë e Barnave të Bashkimit Evropian, çfarë ka thënë MHRA [Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore”. Rreziku është COVID..”
Johnson bëri të ditur të enjten se do të vaksinohej me AstraZeneca, pasi vaksina e kësaj të fundit u shpall si e sigurt dhe efikase ndaj koronavirusit nga EMA. sb/abcnews.al/