Kryeministri britanik Boris Johnson, ka konfirmuar se do të vaksinohet me AzstraZeneca, për të cilën edhe në deklarata më herët qeveria ka siguruar efektivitetin e saj duke u shprehur se nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin.
“Unë do të vaksinohem shumë shpejt”, kështu është shprehur Johnson gjatë një komunikimi ndërsa ka shtuar: Padyshim që do të jetë vaksina nga kompania AstrazZeneca.
Gjithashtu ai u pyet për kritikat e bëra ndaj tij për keqmenaxhim të pandemisë për të cilën u shpreh i keqardhur që deri me tani vendi ka shënuar më shumë se 125,000 viktima, ndërsa siguroi se ai do të merrte “përgjegjësinë e plotë” për veprimet e qeverisë.
Kujtojmë se shumë vende kanë anuluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.
/abcnews.al/