“Planet, për lehtësuar kufizimet kundër koronavirusit në Angli më 19 korrik, janë të pritshme”, kështu është shprehur kryeministri i Boris Johnson.
Sipas tij masat lehtësuese do të ndërmerren në bazë të situatës epidemiologjike. Po ashtu ai ka paralajmëruar një dimër të vështirë duke pasur parasysh edhe rrezikut të gripit.
“Duke parë situatën epidemiologjike, efikasitetin e vaksinave kundër të gjitha varianteve besoj që në 19 korrik do të kemi lehtësim të masave”, është shprehur Johnson.
Ky reagim i kryeministrit britanik erdhi, pasi deklaratave të nënkryetarit të Komitetit Këshillimor, Anthony Harnden se gripi mund të jetë një rrezik i madh këtë dimër, më tepër se koronavirusi./abcnews.al/