Kryeministri belg shtrohet në spital pasi u aksidentua me biçikletë

schedule16:09 - 5 Qershor, 2023

schedule 16:09 - 5 Qershor, 2023

Kryeministri belg Alexander De Croo është shtruar në spital të shtunën pasi ka humbur ndjenjat në një aksident me biçikletë.

Zyra e tij tha se De Croo, i cili po ngiste biçikletën me djalin e tij pranë shtëpisë së tij në një fshat 60 kilometra larg Brukselit, pati një aksident dhe ra nga biçikleta. 47-vjeçari De Croo, i cili ka goditur kokën dhe ka humbur vetëdijen për pak kohë, është dërguar në spitalin e Ghentit në afërsi.

Analizat e kryera kanë konstatuar se gjendja e kryeministrit është e mirë. De Croo, i cili ka pësuar lëndime të lehta, është liruar disa orë më vonë. U njoftua se De Croo do ta kalojë të dielën duke pushuar dhe se aksidenti nuk do të ndikojë në orarin e tij për javën e ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!