Kryeministri australian rezulton pozitiv me Covid për herë të dytë

schedule10:19 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 10:19 - 5 Dhjetor, 2022

Kryeministri australian Anthony Albanese ka rezultuar pozitiv me koronavirus për herë të dytë dhe do të punojë nga shtëpia gjatë kohës që do të jetë në izolim.

Në tetor, Australia i dha fund karantinës së detyrueshme për të infektuarit me COVID .

“Unë inkurajoj këdo që ka simptoma të testohet dhe të marrë masa paraprake për të ruajtur të afërmit dhe fqinjët e tyre,” tha Albanese në një deklaratë.

Albanese do të bëjë një vizitë dy-ditore në Papua Guinenë e Re më 12 dhe 13 dhjetor.

Kjo është hera e dytë që kryeministri australian infektohet me covid.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!