Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e ka cilësuar si skandaloze dhe joserioze idenë e bashkëkombasit të tij, por rival politik në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.
Sipas Selës,. Ahmeti nuk ka treguar se si do të bëhet realitet ëndrra që ka shpalosur.
Kujtojmë se kreu i BDI, Ali Ahmeti ka shpalosur fushatën elektorale të partisë së tij për zgjedhjet e parakohshme me sloganin ‘’Koha për kryeministër shqiptar’’.
Mirëpo, një gjë të tillë Zaev nuk e ka pranuar duke paralajmëruar se nuk do e pranojë Ali Ahmetin në koalicion nëse LSDM shpallet fitues dhe BDI e ka kusht kryeministrin shqiptar për qeverinë e re.