Kryemadhi video-mesazh qytetarëve: Votoni LSI-në, se ne do ta bëjmë Shqipërinë

schedule21:00 - 26 Janar, 2021

schedule 21:00 - 26 Janar, 2021

Monika Kryemadhi përmes një video-mesazhi u kërkon qytetarëve që t’i besojnë LSI-së në zgjedhjet e 25 Prillit, pasi sipas saj, forca që drejton ka një program që i mban shqiptarët në shtëpitë e tyre dhe nuk i çon drejt largimit.

Shumica e shqiptarëve janë më keq sot se 4 vite më parë. Kjo duhet të ndryshojë. LSI e ka alternativën, me të cilën do të krijojmë punësim të mirëpaguar, do të ulim koston e jetesës dhe do të mbështesim të rinjtë në Shqipëri. 

5 prioritetet për 5 muajt e parë të qeverisjes do të sjellin mundësi dhe shpresë në shtëpinë tonë të përbashkët. Ne e mbajmë fjalën! Ndryshimi po vjen” tha Monika Kryemadhi./ db/Abncews.al