Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2021. Ajo thotë se viti që lamë pas ka qenë një luftë për të gjithë ndërsa akuzon qeverinë duke theksuar se ndikimi i pandemisë nxori në pah dobësinë e shtetit tonë.
“Përshëndetje të gjithëve. 2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë.
Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar. Uroj me zemër të gjithë shqiptarët e mi që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi.
Kjo është arsyeja e angazhimit tonë, të rikthejmë shpresën në Shqipëri. Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni. Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shprehet Kryemadhi./mv.abcnews.al