Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në festën e Fiter Bajramit.
Në mesazhin e saj të urimit kryemadhi shkruan se ripërtëritja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, dhëntë paqe dhe urtësi për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cenojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë.
Postimi i plotë:
Të dashur besimtarë myslimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!
Ripërtëritja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cenojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë.
Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët ??/abcnews.al