Kryemadhi tregon sherrin me Metën: Zihemi dhe shahemi, e bllokova në telefon, Basha na pajtoi

schedule22:33 - 20 Prill, 2021

schedule 22:33 - 20 Prill, 2021

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Presidenti Meta janë zënë dhe konfliktuar së fundi për çështje politike.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se personi që ka ndërhyrë për t’i pajtuar është pikërisht kreu i PD, Lulzim Basha.

Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme, presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte”, tha Kryemadhi.

Ndërhyrjes së gazetarit Blendi Fevziu, kush ka qenë pajtuesi i gjaqeve, Kryemadhi iu përgjigj “Sigurisht. Basha është në unison me zotin Meta, unë jam më agresive, më radikale. Meta e ka falur nja 7 herë Ramën, Kryemadhi nuk e ka falur asnjëherë Edi Ramën” tha ajo./Opinion.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!