Kryemadhi thirrje socialistëve nga Berati

schedule18:59 - 19 Tetor, 2017

schedule 18:59 - 19 Tetor, 2017

Socialistët të shkëputen nga PS dhe lidhjet e saj me krimin. Kjo ishte thirrja e Monika Kryemadhit e cila gjatë një takimi me strukturat e LSI-së, i bëri thirrje socialistëve të zhgënjyer me Ramën, që t’i bashkohen forcës politike të drejtuar prej saj.
Nga Berati, Monika Kryemadhi i bëri thirrje socialistëve që të mos e mbështesin më Partinë Socialiste, në kushtet kur sipas saj kjo forcë politike është e lidhur me krimin.
Ndërkohë që Kryeministri flet për drurë të shtrembër brenda PS-së, kryetarja e LSI-së ka tjetër mendim.
Socialistët e zhgënjyer me PS-në, Kryemadhi i ftoi që t’i bashkohen LSI-së.

https://www.youtube.com/watch?v=4nQk6PuvtBo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!