Kryemadhi thirrje anëtarëve të LSI-së: Mos e përdorni më WhatsApp-in, po na përgjon Rama

schedule19:00 - 11 Shkurt, 2021

schedule 19:00 - 11 Shkurt, 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi mbrëmjen e sotme nga Kavaja se Edi Rama po përgjon drejtuesit e LSI-së për të mësuar lëvizjet gjatë fushatës. Drejtuesja e LSI-së, u bëri thirrje anëtarëve të mos përdorin më WhatsApp-in por një aplikacion tjetër.

“Po ikin anëtarët e LSI-së? Mos u shqetësoni se e ka përgjigjen 10 ditëshin e fundit të zgjedhjeve për anëtarët partisë socialiste, jo LSI-së. Anëtarët e LSI-së janë në krye të detyrës, shtëpi në shtëpi, derë në derë dhe socialist në socialist.

Lexo edhe: Gjobitja e LSI-së, Kryemadhi kërcënon Ramën: S’më ndalon as plumbi, nuk iki pa ta marrë hakun

Anëtarëve të LSI u bëj thirrje të mos e përdorin më WhatsApp-in por një aplikacion tjetër, që ne do ua dërgojmë të gjithë atyre që janë përgjegjës të qendrave të votimit, sepse ai mund të mendojë se duke gjurmuar të ashtuquajturat bandat kriminale që i ka rreth tavolinës së tij, mendon që duke bërë gjëra të tilla, mos të gjejë cdo lëvizje tonën dhe LSI-së.

Po ia them në TV, mos lodhë njerëzit duke na përgjuar dhe zbardhur mesazhet tona, se nuk ka për t’i kuptuar kurrë mesazhet tona. LSI e ka betejën për 40 mandate” tha ai.  / db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!