Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Rama.
Kryemadhi shprehet kryeministri nuk pranon të shohë një alternativë më të mirë.
Po ashtu ajo thekson se tashmë është koha për të ecur drejt Evropës, ndërsa shkruan: “Është koha për të ecur drejt Evropës”.
Statusi:
Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë.
Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë.
Është koha për të ecur drejt Evropës.
/abcnews.al/