Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në Kryegjyshatën Bektashiane, teksa besimtarët bektashinj kremtojnë sot “Ditë të Ashures”.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha mes të tjerash se sot ëm shumë se kurrë kemi nevojë për këtë ditë.
“Sot në ditën e Hashures, dita kur Imam Hyseini udhëhoqi betejën në Qerbela për të përmbysur diktaturën famëkeqe të Jezitit mavi dhe për të rindërtuar paqen, demokracinë dhe për të çliruar popujt nga kjo dhunë e kjo zgjedhë. Në këtë ditë do të dëshiroja që me këtë urim të shkonim kudo në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur dhe për të çliruar shpirtrat tanë për të ecur përpara për t’i dhënë begati familjeve tona, për t’i dhënë begati popullit tonë, për t’i dhënë begati vendit tonë. Sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë dhe Zoti i dhëntë Shqipërisë mbarësi e begati ashtu sikurse në betejën e Qerbelasë u çliruan nga çdo dhunë e çdo padrejtësi që i bëhej”, tha kryetarja e LSI.
Besimtarët bektashianë në Shqipëri përkujtojnë betejën e përgjakshme të Qerbelasë. Ceremonitë kulmojnë me “Ditën e Ashures”, një rit tradicional, në nder të dëshmorëve të kësaj luftë të drejtuar nga Imam Hyseini. /abcnews.al