Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale. Kryemadhi shprehet se në takim u shkëmbyen mendime mbi procesin e 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë sa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.
“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.
Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri”, shkruan Kryemadhi./mv.abcnews.al