Kryemadhi: Socialistët e ndershëm të votojnë ndryshimin me numrin 6

schedule19:12 - 19 Prill, 2021

schedule 19:12 - 19 Prill, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi gjatë një takimi me banorë të Tiranës së Re se qytetarët do i japin dërrmën partisë në pushtet që çdo ditë më shumë po ia bën të vështirë jetesën në Shqipëri.

Kryemadhi u shpreh se të gjithë duhet të votojnë ndryshimin për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve.

“Do largojmë këtë lloj sistemi që rrit çdo ditë e më shumë çmimet e ilaçeve të pensionistëve dhe nuk mendon kurrë për të rritur pensionet e tyre. Jeni në mes të Tiranës. Keni 50 vite që jetoni në këtë zonë dhe jua masim kokën me pe. Pra për të gjithnjë ata që jua kanë vështirësuar jetën çdo ditë dhe më shumë. Ju kërkon të votoni më 25 Prill.

Të votoni numrin 6, LSI. Ju kërkoj të trokisni derë më derë. Tirana e re është indiferente por jam e bindur që ndryshimi do fillojë nga këtu. Sepse edhe në ’97-ën unë si sicialistë në këtë kohë filluam dhe ndryshuam sistemin që donte të kapte demokracinë në Shqipëri.

U bëj thirrje socialistëve të ndershëm që e dinë më mirë që emri i tyre është marrë peng nga Edi Rama, më 25 Prill të shkojnë dhe të votojnë për LSI.

 Jam e bindur që jeni të vendosur për të çuar sfidën e të rinjve për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Shqipëria nuk është e maskarenjve. Ai ka ikur dhe nuk kthehet më. Ne duhet të vendosim forcën e të rinjve dhe të rejave. Duke votuar 6 keni votuar për të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi Kryemadhi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!