Kryemadhi reagon pas deklaratës së Ibrahimajt: Kompanitë fiktive i kapët në vitin 2018, por i paguat deri në 2020

schedule15:34 - 6 Korrik, 2022

schedule 15:34 - 6 Korrik, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së ministres së Financave, Delina Ibrahimaj për kompanitë e përfshira në evazion fiskal.

Kryemadhi tha se kompanitë janë konstatuar në vititn 2018, por janë paguar deri në vitin 2020.

“Ministrja e Financave pranoi haptaz evazioninfiskal. Me vjen mirë që ka reagim por në deklarataën e saj ka shumë luhtaje. Ministrja të bëjë transparente invenstimin në inceneratorin e Tiranës deri më sot. Ajo që unë kërkoj, kushti i invenstimit të 128 milionë eurove nga koncesionari i Bashksië së Tirnës me të vetmin kusht që do t’i ofronte Bashkia e Tiranës, duke depozituar mbetjet me 29 euro tonin. Nuk është i realizuar. Nëse nuk është i realizuar, a mund të na thotë ministria e Financave sa ka paguar deri tani. Çfarë investimi është bërë në inceneratorin e Tiranës?

Kompanitë që janë denoncuar janë kompani fiktive që nuk kanë mjete pune, mallra dhe të punësuar. Kemi kontrolluar, këto komani kanë shërbyer për të bërë evazionin e inceneratorëve

A i keni kontrolluar magazinat e këtyre kompanive? Në këto kompani hetimi tatimor në kaq vite nuk ka zbarkuar asnjëherë, ndryshe do kishte vendim për t’i denoncuar në prokurori. Këto kompani janë konstatuar në 2018, por qeveria juaj ka vazhuar të paguajë deri në 2020 për inceneratorin e Fierit. Klodian Zoto ka kryer evazion me vlerë 25 mln dollarë në këto kompani.

Kujt ia kanë dhënë këto fatura fiktive? Cilat kompani kanë bërë blerje dhe shitje fiktive?

Përfituesit kryesorë janë kompanitë e inceneratorëve, koncesioneve dhe që kanë fituar punët publike me vlera 99.9% të vlerës së tenderit”, tha Kryemadhi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!