Kryemadhi: Rama e zëvendësoi trëndafilin e PS me uturakun e qarqeve

schedule15:23 - 4 Maj, 2019

schedule 15:23 - 4 Maj, 2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dhënë disa mesazhe nga konventa e partisë. Ajo e cilësoi kryeministrin Edi Rama një telekomandë me dy funksione që komandon krimin dhe komandohet nga ata, por që nga sot e tutje, LSI nuk do të tërhiqet nga angazhimi i saj për largimin e shefit të qeverisë.

Në fjalimin përpara anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i bëri thirrje shqiptareve te bashkohen ne protestën e 11 Majit duke nënvizuar se nuk do të ketë zgjedhje farse pa opozitën.

Trëndafilin e Partisë Socialiste e ka zëvendësuar me uturakun e qarqeve antishqiptare ka deklaruar kryetarja e LSI-së duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama si një faktor pro ndarjes së Kosovës.

Në fund Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim miratoi rezolutën me të cilën po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare pas krijimit të një qeverie tranzitore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!