Kryemadhi publikon certifikatën personale të Metës: Po ndihmojmë SPAK-un

schedule19:10 - 24 Gusht, 2022

schedule 19:10 - 24 Gusht, 2022

Monika Kryemadhi ka reaguar pas kërkesës që SPAK i drejtoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkonte formularin e vetdeklarimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi ka publikuar certifikatën personale të abshkëshortit të saj Ilir Meta, ndërsa shkruan se po e bën për të ndihmuar SPAK-un.

Postimi i Kryemadhit:

Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!