Kryemadhi premton rindërtimin e TK siç ishte: Betimi im si qytetare e lindur tek “Shallvaret”

schedule21:56 - 18 Maj, 2020

schedule 21:56 - 18 Maj, 2020

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është zotuar se Teatri Kombëtar i cili u shemb mëngjesin e 17 majit, do të rindërtohet nga e para siç ishte.

Në një reagim në rrjetet sociale, pak orë pas protestës së sotme, Kryemadhi thekson se teatri do të rindërtohet me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë.

Kryetarja e LSI, shton se ky është qëndrimi, premtimi, si dhe betim i saj si qytetare që ka lindur në Tiranë.

“Teatri do të rindërtohet nga e para; siç ka qenë, por me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë, sëbashku me të gjithë kompleksin “Skanderbeg”, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940!

I gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.

Ky është qëndrimi im, ky është premtimi im, ky është betimi im si qytetare e Tiranës që kam lindur tek shallvaret, vetëm dyqind metra larg nga Teatri Kombëtar!”, shkruan Kryemadhi.

Të njëjtin premtim po ashtu ka bërë edhe kreu i PD, Lulzim Basha, se do të rindërtojnë teatrin që u shemb. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!