Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje policëve të pranishëm në protestën e opozitës për ruajtjen e sigurisë, që të mos njollosin duart me gjakun e qytetarëve. Ajo dënoi tha se qytetarët nuk tremben nga gazi lotsjellës dhe as nga plumbat.
“Një thirrje për policët e dimë shumë mirë që mezi ushqeni fëmijët tuaj, mezi paguani dritat e ujin e s’bëhet fjalë më për shpenzime të tjera. Mos e mbani më uniformën veshur se do t’ju njollosë e do bëjë duart me gjak me njerëzit e qytetarët. Veprimi që bëtë që goditët ndaj gazetarëve e kameramanëve, që janë njerëz që paraqesin të vërtetën është i gabuar. Mos kujtoni se qytetarët tremben nga gazi lotsjellës. As plumbat s’kanë për t’i ndaluar qytetarët, siç nuk i ndaluar në ‘97, sepse e drejta është me ne, me qytetarët me të rinjtë e të rejat që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi./abcnews.al