Kryemadhi përshëndet krijimin e SPAK: Moment shpresëdhënës në Shqipëri

schedule13:44 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 13:44 - 19 Dhjetor, 2019

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka përshëndetur krijimin e SPAK. Për Kryemadhin fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës në Shqipëri.

Në fund kryetarja e LSI përshëndet edhe angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.

Mesazhi i plotë:

Përshëndes krijimin e SPAK si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi.

Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit.

Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika. Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar.

Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!