Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar Vjosa Osmanin, pas kjo e fundit u zgjodh Presidente e Kosovës.
Kryemadhi shprehet se pret me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar .
Postimi i Kryemadhit:
Urimet më të mira Presidentes Vjosa R. Osmani! Urime popullit të Kosovës! Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian./abcnews.al/