Kryemadhi për situatën aktuale politike

schedule20:52 - 26 Tetor, 2017

schedule 20:52 - 26 Tetor, 2017

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, njoftoi mbledhjen e Konventës Kombëtare të premten e ardhshme, mbledhje kjo e diktuar nga situata aktuale. Në një takim me krerët e LSI në rrethe, Kryemadhi deklaroi se do të jetë ky forum vendimarrës ai që do të sqarojë pozicionin e LSI në të ardhmen. Ndërsa nuk kurseu kritikat për kreun e shumicës qeverisëse, Kryemadhi tha se “qeveria nuk do t’ia dije që me mijëra fëmijë shqiptarë i zë gjumi të uritur, sepse kjo qeveri varfërinë e quan sëmundje, ndërsa drogën e quan ilaçin e saj”. Ndaj, sipas saj, per t’ia dalë në këtë betejë LSI do te mirëpresë për të dhënë kontribut mendimi intelektual, ai kritik i botës akademike, i profesionistëve të lirë, i ekspertëve, etj. Dhe për të theksuar më tej rëndësinë e këtij angazhimi, Kryemadhi solli në kujtesë fjalën e urtë: “Djalli mbizotëron atëherë kur njerëzit e mirë heshtin dhe nuk bëjnë asgjë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!