Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, jashtë ambienteve të Komunitetit Mysliman është ndalur të përcjellë një urim për besimtarët myslimanë për kremtimin e Fitër Bajramit. Kryemadhi tha se pas errësirës vjen gjithmonë drita ndërsa shtoi se duhet të ringrihemi për të përballuar sfidat.
“Kemi një ditë pak gri por gjithmonë pas errësirës vjen drita. Në këtë Fitër Bajrami dua t’u uroj të gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe argjërimesh për të shlyer mëkatet e jetës sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, begatie dhe solidariteti për të cilën shqiptarët kanë nevojë sot më shumë se kurrë.
I uroj të gjithë shqiptarëve që këto ditë janë mjaft të rëndësishme për familjen shqiptare. Besimi në zot na jep forcën për t’u ngritur dhe për të përballuar sfidat dhe për të gjetur sfida të reja që janë të domosdoshme për të gjithë ne”, u shpreh Kryemadhi./mv.abcnews.al