Kryemadhi nis ditën me vajzën e Klajda Gjoshës: Nuk ka asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e fëmijëve

schedule11:05 - 21 Shkurt, 2020

schedule 11:05 - 21 Shkurt, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ka nisur ndryshe këtë fundjavë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shfaqet me vajzën e ish-ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, Greis.

“Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë”, shkruan Kryemadhi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!