Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika ishte në Papër të Elbasanit ku u takua me mbështetës të LSI. Temë kryesore e diskutimit ishte reforma administrative e cila sipas Kryemadhit e ka fryrë administratën, por duke lënë qytetarët pa shërbim.
Ajo dërgoi edhe mesazh për maxhorancën duke deklaruar se do të mposhtet më 25 Prill ndërsa ngriti edhe një dolli me raki për të luftuar të ftohtin që ka përfshirë vendin përgjatë ditëve të fundit.
“Në të gjitha komunat e Elbasanit ka një problem. Një nga gjërat që diskutojmë është jo vetëm rishikimi i reformës administrative. Buxheti është 3-fishuar për shkak të administratave të fryra dhe shërbimi ndaj qytetarëve nuk shkon. Unë dje kam qenë në Durrës ishte -2, Tirana sot ishte -4. Dielli është si gënjeshtar ndonjëherë.
Ne të ftohtim do e mposhtim se nuk e kemi problem. Hajde gëzuar. Qeveria mposhtet më 25 prill. Unë them se na kanë ikur shumë njerëz për shkak të mungesës së punësimit dhe krijimit të hapësirave për punë. Të gjithë kanë krijuar hapësira duke u larguar nga Shqipëria. Të gjithë thonë politikanët do krijojnë vende të reja pune por ne shquhemi për ta mbajtur fjalën”, tha Kryemadhi./mv.abcnews.al