Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u takua me disa të rinj në Fier ku deklaroi se në Shqipëri ka djem dhe vajza që duan vendin dhe flamurin. Ajo tha se Shqipëria sot nuk ka nevojë për punëtorë që të vijnë nga vendet e tjera por për t’u rritur pagën punëtorëve të saj.
“Në Shqipëri ka djem dhe vajza punëtorë që e duan vendin, e duan tokën, e duan familjen, e duan Shqipërinë, e duan flamurin. Shqipëria sot nuk kanë nevojë për punëtorë që të vijnë nga vendet e tjera. Shqipëria sot ka nevojë për t’u rritur pagën punëtorëve të saj. Shqipëria sot ka nevojë për t’ju ulur taksat qytetarëve të saj. Shqipëria sot ka nevojë për të rritur standardin e jetesës së familjeve shqiptare.
Shqipëria sot ka nevojë për të krijuar më shumë hapësira, më shumë fuqi ekonomike për gratë dhe kryefamiljaret tona. Shqipëria sot ka nevojë për forcën e gruas dhe të vajzës. Jo vetëm në politike por dhe në zbatimet e saj. Shqipëria sot ka nevojë për djemtë e saj, për burrat e saj sepse sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për njeri tjetrin.
Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë t’i japim dorën njeri tjetrit sepse duke qenë solidar, ne jemi socialistët e vërtetë, ne jemi ata që mbajmë flamurin e kuq, ne jemi ata që nuk tradhtojmë njerëzit tanë. Ne jemi ata që mbajmë premtimet dhe ne jemi ata që i mbajmë njerëzit dhe i qëndrojmë angazhimeve. Prandaj unë ju ftoj që në 25 prill të gjithë siç jemi. Dhe të mos ndalojmë asnjë ditë, shtëpi më shtëpi, familje për familje, mik për mik, shok për shok, çdo njëri që takojmë në rrugë, mos të ndalojmë asnjë moment, asnjë sekondë, më 25 prill drejtohuni kutive të votimit për të votuar numrin 6, për të votuar LSI”, deklaroi Kryemadhi./mv.abcnews.al