Kryemadhi në Durrës: Pas 25 prillit Shqipëria do të jetë shtëpia e investimeve

schedule11:16 - 31 Janar, 2021

schedule 11:16 - 31 Janar, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi sot gjatë prezantimit të programit për Durrësin se në Shqipëri prej vitesh nuk ka më investime të huaja madhore. Ajo u shpreh se 25 Prilli do t’i japë fund sjelljes së kësaj qeverie me investitorët.

“Ekonomia është tregu i lirë dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet do të ishte një avantazh për të krijuar investime dhe punësim të mire paguar. A është e vërtet që në Shqipëri s’ka investime të huaja madhore? Përveç TAP dhe disa investimeve të tjera, investimet e tjera janë zero. Kjo është e vërtetë, mjafton që të shohim se çfarë ka ndodhur me rastet e investitorëve të huaj. 25 prilli do t’i japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët.

Duke krijuar një hapësirë me zonat e lira, do krijojmë këtë proces, për të mos përplasur investitorët me pronarët fiktivë apo ata të ligjshëm. Janë me mijëra vende pune që nuk janë hapur. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për 300 mijë vende të lira punë, që s’u mbajtën, por janë 600 mijë shqiptarë të larguar. Ne përmes 5 pikave kemi marrë angazhimin tonë, që Shqipëria të jetë jo vetëm shtëpia e investimeve, por të japë hapësira“, u shpreh Kryemadhi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!