Kryemadhi në Baldushk: Rinia shqiptare meriton më shumë, me 25 prill opozita sjell ndryshimin

schedule11:06 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:06 - 23 Shkurt, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në kuadër të fushatës elektorale këtë të martë ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Baldushk.

Kryemadhi në këtë takim ka dhënë detaje në lidhje me programin që ka LSI-ja për të ardhur në ndihmë të të rinjve.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se Shqipëria është në mesin e botës dhe meriton më të mira, nuk meriton braktisje.

“Shqipëria është në mesin e botës dhe kemi kushte të jashtëzakonshme por kemi një kryeministër që na prish punë. Ne duhet që me 25 prill të bëjmë të mundur që njerëzit të shkojnë në kutinë e votimit dhe të zgjedhin atë që duan. Unë flas në emër të LSI-së që është për të rinjtë dhe ne duam që me të rinjtë dhe të rejat ta bëjmë Shqipërinë.

Opozita e bashkuar ka fuqinë për ti dhënë goditjen përfundimtare ktij regjimi dhe tranzicionit mavi që i themi ne dhe duhet tju japim një mundësi të rinjve dhe të reja që të marrin në dorë fuqinë  e tyre.

Ne do të dëmshpërblejmë çdo shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, jo si rilindja. Fasadat e rilindjes janë kalimtare, por duhet punë dhe konstruktorë të besueshëm. Ne do i japim fund tranzicionit dhe do ngrejmë konstruksionin e Shqipërisë Evropiane”, ka thënë Kryemadhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!