Kryemadhi: Misioni ynë, të krijojmë mundësi që shqiptarët të mos largohen

schedule21:40 - 24 Shkurt, 2020

schedule21:40 - 24 Shkurt, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi takoi pasditen e sotme banorë të Tiranës ku u njoh me shqetësimet e tyre. Përmes një statusi në facebook, ajo shprehet se misioni është të krijohen mundësi që shqiptarët të jetojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos të jenë të detyruar të emigrojnë.

Statusi i plotë i Kryemadhit

Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare. Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.
Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa rreshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin dhe familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve.
/abcnews.al