Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në meshën e mëngjesit në Kishën e Shën Ndout, në Laç. Më pas ajo ka marrë në krah një fëmijë duke dhënë edhe një mesazh elektoral.
Kryemadhi shprehet se këto ëngjëj janë një arsye më shumë për të punuar dhe për të luftuar për një të ardhme të sigurt dhe europiane për të gjitha bebet shqiptare.
“Sot në meshën e mëngjesit në Kishën e Shën Ndout, Laç. Pas kungimit nuk mund të kishte dhuratë më të bukur me një engjëll në krah, një arsye më shumë për të punuar dhe luftuar për një të ardhme të sigurt dhe Europiane për të gjitha bebet shqiptare”, shkruan Kryemadhi./mv.abcnews.al