Kryemadhi: Mbështetje për fermerët, do investohen 200 mln euro në vit për uljen e kostove e imputeve bujqësore

schedule09:01 - 23 Shkurt, 2021

schedule 09:01 - 23 Shkurt, 2021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi   këtë të martë në kuadër të programit të saj politik është shprehur se do të ofrojnë mbështetje të plotë për fermerët.

Kryemadhi përmes një videomesazhi, thekson se Bujqësia, blegtoria, agropërpunimi  janë sektorë kryesorë ekonomik që sjellin cilësi jete, mirëqenie dhe vende pune.

Kryemadhi premton se kur të vijnë në pushtet, do të investojnë Rreth 200 milionë Euro ne vit  për te ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës.

Gjysma e shqiptareve jetojmë me bujqësi. Shume prej tyre janë ne kufijtë e mbijetesës. Ndërkohe qe shqiptaret shpenzojnë rreth 80 % të të ardhurave te tyre për ushqim. Ndërkohe qe sigurojnë me prodhimin vendas rreth 30 % te nevojave për ushqime.

Me planin tone, kjo situate do te ndryshoje.

Fermerët shqiptare do te mbështeten drejtpërdrejte për te rritur prodhimin. Rreth 200 milionë Euro ne vit do te investohen për fermerët për te ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës, do te mbështeten për njësi prodhimi. Mbështetje direket do te ketë për çdo te imët apo gjedh te lindur dhe te therur, për çdo zog dhe shpend për mish, qe shqiptaret te ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqeje bota.

Do te vendosim TVSH ) % në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do te mbrojmë prodhimin vendas, qe shqiptaret te hane me mire e me lire.

Do te mbështesim industrinë ushqimore dhe do te hapim qindra vende pune. Ne e mbajmë fjalën”, thotë Kryemadhi.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!