Kryemadhi kundër mësimit online: Universiteti nuk është rrjet social, izolimi po bëhet mbytës

schedule17:16 - 29 Tetor, 2020

schedule 17:16 - 29 Tetor, 2020

Nga Elbasani, ku mori pjesë në një takim për rekrutimin e të rinjve në partinë që drejton, Monika Kryemadhi u shpreh kundër vendimit të Komitetit të Ekspertëve për të mbyllur universitetet për të paktën një muaj për shkak të pandemisë, raporton Abcnews.al.

Dëgjojmë që universitetet nuk do të hapen, por do të bëjnë shkollën online, por si mund të studiojë një student i vitit të parë apo të dytë për biokimi, biologji, mjekësi, fizikë, të cilët mësimin e marrin përmes laboratorit.

Universiteti nuk është rrjetet social, por mësimdhënie, kurajo, sepse është pedagogu që i jep kurajo studentit. Izolimi që u bëjmë të rinjve shqiptarë, cdo ditë e më shumë bëhet mbytës. Unë u ftoj të mos dekurajojeni, sepse frika që ka kapur qeverinë në ikje është një armë shumë e fortë për ne” tha ajo.

Kryemadhi nuk kurseu ironinë dhe sulmin për kryeministrin. “Ai ka frikë nga një grua që qesh në mes të rrugës dhe e arreston.  Ai është një mizë që shkelet me këmbë, por fenomenin Edi Rama që merr peng shqiptarët” tha ajo.  / db/Abcnews.al