Kryemadhi kërkon falje për gabimet e së shkuarës dhe bën thirrje për pjesëmarrje masive në 2 mars

schedule13:10 - 22 Shkurt, 2020

schedule 13:10 - 22 Shkurt, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i kërkoi shqiptarëve që të merrnin pjesë në protestën e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta kundër maxhorancës, e cila sipas tij po kryen një grusht shteti përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

Por, para se të bënte këtë thirrje, Kryemadhi u kujdes që të kërkonte falje për gabimet e kryera më parë.

“Do të kërkoj falje për të gjithë gabime tona, nuk jemi hyrjnorë ato nuk gabojnë. Do të rregullojmë gabime tona, është hyrjnore që të pranosh gabimet.

Unë në emër të gjithë LSI-së do të kërkoj fallje për të gjitha gabimet tona që kemi heshtuar aty ku s’duhet të heshtnim, që kemi mbyllur sytë aty ku s’duhej ti mbyllnim.

Ne si LSI, unë Monika Kryemadhi angazhohem që jo vetëm të shërbej e përulur ndaj të rinjve të LRI-së, por ndaj të gjithë të rinjve shqiptarë. Unë nuk kam ndërmend të jap jetën as për Lulzim Bashën që të bëhet kryeministër dhe as për Ilir Metën që të bëhet President, por për të ardhmen e fëmijëve të mi. Ndaj 2 marsi është për të gjithë ato shqiptarë që duan që të mbajnë fëmijët në këtë vend”, tha Kryemadhi.

Ajo gjithashtu sulmoi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u padit nga Presidenti Meta në SPAK për botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të KED për emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!