Kryemadhi kërcënon Ramën: Do të shtypim si mizë dhe do të zhdukim

schedule20:32 - 8 Prill, 2021

schedule 20:32 - 8 Prill, 2021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi elektoral në Njësinë nr. 2 në Tiranë kërcënoi Edi Ramën duke i thënë se në 25 Prill do të shtypet si mizë dhe do të zhduket si specie.

“Rama ka ikur, por Rama do iki më 25 prill me votën tuaj, sepse ne dimë të tregojmë që jemi qytetarë e qytetare europianë. Por ne dimë të tregojmë edhe anën tjetër të monedhës, kur nëse Edi Rama kërkon të cenojë shqiptarët, djemtë dhe vajzat e tyre, ai jo vetëm që do të shtypet si një mizë, por do të zhduket si një specie dhe Shqipëria të mos shikojë më racë të tillë, që shet Shqipërinë dhe djemtë e saj.

Asnjeri nuk është pronë e një Kryeministri në ikje. Shqiptarët janë të gjithë të barabartë sepse për atë kanë luftuar ndër shekuj dhe nuk mund të dalë një i çmendur që të marrë në qafë, gjithë këtë rini të mrekullueshme. Prandaj më 25 prill ju ftoj të gjithëve, t’ju drejtohemi kutive të votimit. Votoni numrin 6 sepse duke votuar numrin 6, keni votuar për LSI. Keni votuar për veten tuaj, keni votuar për të ardhmen tuaj. Zoti ju ruajt ju, Zoti ju ruajt familjet tuaja. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë” tha ajo./ db/ Abcnews.al