Për Monika Kryemadhin 25 prilli i vitit të ardhshëm do të jetë dita e gjykimit të Edi Ramës. Gjatë një takimi në Fier, ajo u shpreh se të rinjtë janë ata që do ta transformojnë Shqipërinë.
“Fantastikë gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët.
Më 25 Prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit” thekson kryetarja e LSI-së, që vijon takimet në qytete për të mobilizuar strukturat për zgjedhjet e 25 prillit të 2021./db/acbnews.al