Kryemadhi: E lë Ilirin me femra të tjera, Berisha bishë, Meta luan, Rama kunadhe, Basha kaproll

schedule21:19 - 5 Janar, 2021

schedule 21:19 - 5 Janar, 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në nisje të vitit të ri, që pritet që të jetë mjaft i nxehtë për shkak të zgjedhjeve ka folur rreth jetës së saj private dhe politike. Monika zbuloi në Top Albania Radio të pathëna për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Presidentin e vendit, Ilir Meta. Gojët e liga lart e poshtë flasin se Ilir Meta është shumë feminist, por mendimi i Monikës për këtë fakt na habiti të gjithëve.

Monika Kryemadhi: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat.

Pyetje: Domethënë… ti e lejon?

Monika Kryemadhi:  Po sigurisht… pse jo?!

Pyetje: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë?

Monika Kryemadhi:  Pse çfarë do bëjë në zyrë?

Pyetje: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin…

Monika Kryemadhi: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër…

Pyetje: Po në hotel nuk do ta kapim!

Monika Kryemadhi:  Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme.

Pyetje: Bravooo Mona!

E pyetur se si do t’i krahasonte krerët e politikës me kafshët, Kryemadhi ka bërë disa zgjedhje të çuditshme, sidomos për Ramën dhe Bashën. Lidhur me veshjen e kryeministrit ajo tha se nuk i pëlqen pasi vishet me të gjera dhe nuk ia tregon format.

Monika Kryemadhi: Ramën do ta krahasoja me shqarthin ose siç i thonë tjetër kunadhe, sepse është një kafshë që del vetëm natën. Berisha është bishë siç thotë dhe Bes Kallaku për të.

Për Metën do zgjidhja luanin ndërsa për Bashën… (mendohet pak) ja të mendohem pak… është një kafshë hollandeze, mendoj kaprolli se ecën shpejt.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për veshjen e Ramës?

Monika Kryemadhi: Nuk më pëlqen, sepse vishet me çitjane. Burrit duhet t’i duken pak format.

Pyetje: Po pse kanë burrat forma?

Monika Kryemadhi: Po kanë nga mbrapa, siç kanë femrat parakolpin dhe prapakolpin, dhe burrat kanë.

Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!