Kryemadhi: Ditë e mirë për Kosovën, hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve

schedule19:34 - 4 Shtator, 2020

schedule 19:34 - 4 Shtator, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë e firmosur gjatë ditës së sotme në praninë e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Kryemadhi shkruan se për Kosovën është një hap i madh drejt normalizimit të  marrëdhënieve njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në Rajon.

“Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës! Sot SHBA dhe presidenti Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Kryemadhi.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!