Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga nënkryetari Petrit Vasili, po zhvillojnë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Sipas burimeve, tema e diskutimit të takimit të Lulzim Bashës me Kryemadhin e Vasilin është Reforma Zgjedhore.
Më herët Basha zhvilloi takim me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf dhe me ekspertët zgjedhorë. Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe nisi në orën 16:00 e përfundoi në 17:00 dhe vjen një ditë pasi Basha u takua me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim lidhur me ecurinë e Reformës Zgjedhore në vend. /abcnews.al/